Sinani thotë se BE-ja nuk reagon ndaj spastrimit të shqiptarëve në Luginë

Sinani thotë se BE-ja nuk reagon ndaj spastrimit të shqiptarëve në Luginë

Aktuale February 04, 2024 - 14:40

Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani është shprehur se Bashkimi Evropian nuk ka qasje të njëjtë kur bëhet fjalë për serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Serbi, pra kritikon BE-në se përdor standarde të dyfishta.

Ajo ka thënë se BE-ja lehtësisht reagon për çështje të brendshme në Kosovë, kurse nuk reagon fare për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë, raporton Zeri.info.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën, BE-ja lehtësisht bën thirrje që çështjet e brendshme si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës për përdorimin e valutës së EURO-s të jenë pjesë e diskutimeve e temave të dialogut në Bruksel.

Por kur bëhet fjalë për Serbinë, duket se vlejnë standarde tjera. Për shembull, pse asnjëherë nuk e dëgjuam të njëjtën thirrje nga BE-ja për çështjen e pasivizimit të adresave dhe spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve nga Serbia në Luginë?”, thuhet në reagimin e saj. /Zëri