Haradinaj-Stublla kritika ndaj BE-së: Kosova po vuan pasoja, kurse Serbia ende e pasanksionuar
Foto:Laura Hasani

Haradinaj-Stublla kritika ndaj BE-së: Kosova po vuan pasoja, kurse Serbia ende e pasanksionuar

Aktuale February 04, 2024 - 14:20

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka kritikuar qasjen e BE-së në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas saj Kosova po vuan pasoja serioze në veri pasi BE-ja ka lejuar Serbinë të vazhdojë e pasanksionuar dhe pa i zbatuar marrëveshjet ekzistuese, raporton Zeri.info.

Ndër tjera ajo ka thënë se për shkak të kësaj qasje, ende nuk kemi kufij të funksionalizuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se marrëveshja IBM është nënshkruar në vitin 2011 – duke lejuar kështu kriminelët dhe kontrabandën (armë dhe mallra të tjera) të hyjnë të papenguar në Kosovë.

“Pse Kosova duhet të mbetet e bllokuar drejt BE-së e NATO-së dhe të fajësohet për avancimin e sundimit të ligjit në territorin e vet - ndërkohë që Serbia vendosmërisht mbetet qendër kryesore ruse në Ballkan?”, thuhet në njoftim. /Zëri