LVV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc

LVV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc

Aktuale February 04, 2024 - 14:08

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se nesër do të thërras seancë të jashtëzakonshme për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.

LVV-ja i ka ftuar të gjitha subjektet politike që t’i bashkohen në këtë nismë që sipas tyre është jetike për mbrojtjen e pronës publike, raporton Zeri.info.

“Lëvizja Vetëvendosje, do thërras sërish nesër seancë të jashtëzakonshme, për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc, e cila do të mbahet të enjten.

Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike.

Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më parë!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i ka dërguar një letër Komunës së Prishtinës, përmes së cilës ka kërkuar që vendimi për këmbim të pronës komunale me pronën private të rishqyrtohet dhe të harmonizohet në pajtim me legjislacionin në fuqi. Sipas ministrisë, kjo duhet të bëhet brenda afatit prej 30 ditësh. /Zëri