Sanduloviqi thirrje urgjente ndërkombëtarëve: Merrni masa ndaj Vuçiqit – diktatorit të çmendur, mbrojeni vajzën time

Sanduloviqi thirrje urgjente ndërkombëtarëve: Merrni masa ndaj Vuçiqit – diktatorit të çmendur, mbrojeni vajzën time

Aktuale February 04, 2024 - 13:46

Politikani serb Nikolla Sanduloviq, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të ndërmarrë masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo për shkak që ta mbrojnë vajzën e tij, Klara Sanduloviq dhe avokatin e tij.

Ky reagim i Sanduloviqit vjen të dielën e katër shkurtit, teksa në Twitter, Sanduloviq e quan “diktator të çmendur” presidentin serb.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të marrë masa për të mbrojtur vajzën time Klara dhe avokatin tim Michael nga diktatori i çmendur Vuçiq!”, shkroi Sanduloviq.