Vendimi i Komunës së Prishtinës dëmtoi parkingun nëntokësor

Vendimi i Komunës së Prishtinës dëmtoi parkingun nëntokësor

Aktuale February 04, 2024 - 11:09

Provoi të hyjë në parkingun nëntokësor.

Pas disa tentimeve laura e hyrjes nga katedralja nuk iu hap.

Kështu ai u kthye mbrapsht. Kjo pasi si pasojë e mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”, më shumë se një vit kjo hyrje në parkingun nëntokësor nuk funksionon.

Kjo hyrje tani shfrytëzohet vetëm nga këmbësorët. E në funksion është vetëm një hyrje.

Menaxhmeri këtij parkingu, Korab Fazliu, thonë se nga ana financiare janë pësuar dëme deri në 50% pasi që për shfrytëzim është vetëm një hyrje-dalje.

Si pasojë e kësaj, janë shkaktuar edhe kolona të gjata ku sipas Fazliu, qytetarët kanë pritur më shumë se një orë për të dalë nga parkingu.

Ai u shpreh se bëjnë kërkesa të vazhdueshme për tu gjetur një zgjidhje, por nuk kanë një përgjigje konkrete se cilat do të jenë planet e ardhshme të Komunës.

Ndryshe, që nga fillimi tani ka rënie deri në 40% të vizitorëve në këtë parking.

Në janar të këtij viti qytetarët kanë protestuar kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” e cila ende vazhdon të jetë e mbyllur.