Përdori aplikacionin Sky Ecc, përjashtohet nga puna gardisti në Shqipëri

Përdori aplikacionin Sky Ecc, përjashtohet nga puna gardisti në Shqipëri

Aktuale February 03, 2024 - 22:13

Një efektiv i gardës së Shqipërisë është përjashtuar nga radhët e institucionit pasi ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin e enkriptuar SKY ECC. Euronews Albania mëson se agjencia e mbikëqyrjes policore po shikon mundësinë e një formulari tjetër që do ti dërgohet subjekteve vetdeklarues, për aplikacione të tjera që mesa duket nuk janë përdorur vetëm nga krimi.

Formulari për vetdeklarimin e përdorimit të aplikacioneve të enkriptuara SKY ECC dhe ENCRO CHAT, “djeg” zyrtarin e parë. Nga rreth 13 mijë subjekte të agjencisë së mbikëqyrjes policore në rradhët e uniformave blu, gardës së republikës dhe shërbimit zjarrfikës, vetëm një deklarues ka pranuar se ka përdorur një aplikacion të enkriptuar.

Bëhet fjalë për një efektiv të gardës së republikës ndaj të cilit është marrë menjëherë masa e përjashtimit nga institucioni që ka për mision, sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë se veçantë.- Advertisement

Dosjet nën hetim të SPAK, ku rezulton se në fraksionet e hetimit për SKY ECC rezultojnë të implikuar një ose dy punonjës policie ka bërë që AMP të shikojë mundësinë e dërgimit të një formulari shtesë me aplikacione të tjera që janë përdorur për qëllime të paligjshme.

Një ndër to është edhe aplikacioni “ Matrix ” mbi të cilin, bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer se ka e ka përdorur për një periudhë të gjatë për të komunikuar në mënyrë të sigurt për qëllime kriminale.