Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar: Do të vazhdojmë me shpërndarjen e librave shqip

Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar: Do të vazhdojmë me shpërndarjen e librave shqip

Aktuale February 03, 2024 - 16:34

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Uran Ferizi sot kanë vizituar shkollën shqipe “Ardhmëria” në Bexleyheath Academy.

Kapiti falënderoi mësimdhënësit për kontributin e dhënë për gjeneratat e reja në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Zeri.info.

Ai theksoi se Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër është gjithmonë përkrahëse e iniciativave të diasporës.

“Gjithashtu, premtoi se Ambasada do të vazhdoj me shpërdarjen e materialeve shkollore në gjuhën shqipe”, thuhet në njoftim. /Zëri