Çitaku thotë se Qeveria nuk duhet të përfshihet në vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit
Foto: Laura Hasani

Çitaku thotë se Qeveria nuk duhet të përfshihet në vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit

Aktuale February 03, 2024 - 14:04

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se po përfshihet në vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit në Kosovë.

Çitaku ka thënë se vendimit të BQK-së duhet t’i paraprinte një fushatë intensive informuese, raporton Zeri.info.

“Njerëzit e vegjël korrin ‘fitore’ të vogla, në përpjekje të dëshpëruara për ta kompensuar deficitin e rolit historik e patriotik.

Gjëja më e mirë që kish mundur ta bëjë qeveria lidhur me vendimin e BQK për përdorimin e valutave të huaja kish me qenë të qëndrojë e të mos përfshihet.

Çka po trumpetoni tash, pashë zotin? Ky vend e ky popull e ka dëbuar ushtrinë e policinë e Serbisë, e ka shpallur pavarësinë, e ju flisni për dinarin e disa pensionistëve. Njëjtë si me targat, që nuk solli asnjë të mirë, por e solli draftin e statutit për asociacionin që e tejkaloi marrëveshjen e 2013 në Bruksel. Çka do të sillni tani me dinarin?”, thuhet në reagimin e saj të publikuar në Facebook. /Zëri