Studentët protestojnë para Zyrës së BE-së në Prishtinë, përmendin vështirësitë e shqiptarëve për punësim në institucione të Serbisë

Studentët protestojnë para Zyrës së BE-së në Prishtinë, përmendin vështirësitë e shqiptarëve për punësim në institucione të Serbisë

Aktuale January 16, 2024 - 12:10

Studentë të Universitetit të Prishtinës në emër të parlamentit studentor, kanë protestuar të martën para Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, për shkak siç u tha të vështirësive të studentëve shqiptarë në Luginë.

Ata kërkuan njohje të diplomave dhe zbatim të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa përmenden vështirësitë e shqiptarëve për t’u punësuar në institucione të Serbisë.

“Mosnjohja e diplomave, sikurse edhe pasivizimi i adresave, tregon për pengesat dhe vetëm pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, mijëra studente shqiptarë nga Lugina kanë ndjekur studimet në Universitetin e Prishtinës dhe universitetet e tjera publike e private të Kosoves”, deklaroi Diellza Kastrati.

Ajo tha se kornizat e vendosura prapa saj ne gjuhën shqipe dhe atë angleze, tregojnë për statistikat për numrin e shqiptarëve të punësuar në Luginë. Këtë e quajti diskriminim të vazhdueshëm.

Ndërkaq Krenar Bajrami, studentë tjetër i UP-së, shpalosi të dhëna nga diskriminimet që iu bëhen shqiptarëve.

“Nga gjithsej 30 prokurorë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar. Nga gjithsej 222 policë në Bujanoc, vetëm 80 prej tyre janë shqiptarë, nga 142 në Medvegjë vetëm 8 pre tyre janë shqiptarë dhe 125 nga 248 në Preshevë, kurse vetëm pesë prej tyre janë ne nivele të larta”, deklaroi Kastrati.

Tutje ajo tha se asnjë shqiptar nuk është i punësuar në Gjykatën Themelore e atë të lartë në Vranjë.

Po ashtu ajo përmendi se nga 23 zjarrfikës, vetëm një është shqiptar.

Krahas mijëra te diplomuarve, në Prishtinë u përmend se janë 250 studentë aktiv nga Presheva. Për ta u kërkua që njohjet e arritjet e tyre t’i zbatojnë e t’iu njihen në vendlindjet e tyre afër familjarëve.

Image