Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Sipas njoftimit, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të vazhdojë edhe sot nga ora 09:30.
Ndryshe, dëshmitari i mbrojtur W04444, i cili pretendohet se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, ishte dëshmitari i 35-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve, i cili kishte dëshmuar gjatë ditës së djeshme më 13 nëntor.
Në çështjen gjyqësore "Thaçi dhe të tjerët" për këtë javë janë paraparë të mbahen katër seanca.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill, kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.