AAK-ja kërkon hetim ndërkombëtar, e mbështet rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri
Foto: Laura Hasani

AAK-ja kërkon hetim ndërkombëtar, e mbështet rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri

Aktuale September 28, 2023 - 12:22

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, ku dënohet sulmi terrorist i së dielës në Kosovë, të përfshihet edhe një hetim ndërkombëtar.

Ai pati edhe kritika ndaj Qeverisë së Albin Kurtit për qasje ndaj ndërkombëtarëve.

“Ajo që ndodhi të dielën ishte sulm terrorist i sponsorizuar prej Serbisë. Ky sulm terrorist e mori përgjigjen më të mirë që kishte mundur ta merrte. Një rezolutë që e dënon sulmin terrorist është më se e nevojshme dhe kërkoj të përfshihet edhe një hetim ndërkombëtar.

E vërtetë që kjo fitore e ka sakrificën e vet. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. Pse ndodhi kështu. Duhet të kthehemi në kohë. Serbia ka sponsorizuar këtë sulm terrorist dhe po mundohet të zvarrisë çdo proces euroatlantik.

Zhvillimet në dialog kanë shkuar për fajin e këtij njeriu (Albin Kurti). Ata i kanë vrarë edhe fëmijët e vet për t’ua lënë fajin shqiptarëve. E keni rastin ‘Panda’”, tha Haradinaj.