Osmani: Afrim Bunjaku vdiq per ta çuar amanetin e dëshmoreve të UÇK-së në vend
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ceremonisë së varrimit të policit të vrarë dje në veri nga disa terroristë serbë, Afrim Bunjaku, i ka shprehur sërish familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta në emër të saj dhe të gjithë popullit të Kosovës, teksa i siguroi se nga dje e tutje nuk do të jenë asnjëherë më vetëm.
Osmani tha se tashmë heroi më i ri i vendit, Afrimi është shembulli më i mirë që duhet ndjekur secili atdhedashës.
“Jemi mbledhur këtu me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë për ta nderuar një rreshter policie të përkushtuar, i cili dje bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës. Nga viti 2001 kur e veshi uniformën e republikës së Kosovës e deri në rënien heroike në krye të detyrës, u dëshmua për devotshmëri ndaj republikës. Përballja e tij me terroristët e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit për të, por jo fundi I tij. Prej sot, Afrimi është hero I secilit që e don Republikën e Kosovës. Ai mbrojti dinjitetin e shtetit tonë. Ai do të kujtohet përherë për sat ë jetë Republika. Ai dëshmoi se Kosova është mbi të gjitha. Ai çoi edhe më tutje amanetin e dëshmorëve të UÇK-së për Kosovën shtet të pavarur e të përjetshëm”, u shpreh Osmani./sinjali