Drejtori i Policisë: Operacioni në veri, më i suksesshmi që nga paslufta
Foto: Laura Hasani

Drejtori i Policisë: Operacioni në veri, më i suksesshmi që nga paslufta

Aktuale September 25, 2023 - 15:32

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka qenë se operacioni i djeshëm i Policisë në veri ka qenë më i suksesshmi që nga paslufta.

Ai ka treguar edhe për rrjedhën e sulmit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një polic dhe u lëndua një tjetër.

Hoxha ka thënë se Policia është koordinuar me EULEX-in dhe KFOR-in e se vazhdimisht kanë kërkuar dorëzimin e sulmuesve.

“Unë do t’i jap disa prej të dhënave që ndërlidhen me operacionin e djeshëm, operacioni më i madh dhe i suksesshëm që nga paslufta deri më tash. Dje, më datë 24.09.2023, një ekip i policisë me të arritur tek ura e fshatit të njohur Banjskë, ka hasur në një bllokim të rrugës nga dy kamionë pa traga të braktisur. Ekipi i policisë derisa po raportonte për bllokim të rrugës të njëjtët janë sulmuar nga persona të paidentifikuar me armë të zjarrit dhe mjete shpërthyese. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të fshatit Banjskë….

Menjëherë pas sulmit terrorist ekipet e policisë në koordinim të vazhdueshëm me EULEX-in dhe KFOR-in kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për lokalizmin përgjegjësit për sulm terrorist. Gjatë monitorimit të pamjeve brenda Manastirit janë vërejtur edhe disa persona civilë, të cilët nuk janë lejuar të largohen nga personat e armatosur, duke ngritur dyshimin e bazuar që personat civilë do të përdoren nga grupi i armatosur si pengje. Policia në mënyrë të vazhdueshme u ka bërë thirrje të dyshuarve të armatosur që të dorëzohen, të njëjtët në vazhdimësi kanë shtënë me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm edhe me raketëhedhës në drejtim të policisë”.