Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

Aktuale September 20, 2023 - 08:00

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi të përcjellë me rrufe.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit, thuhet në njoftimin e IHMK-së.