Osmani takohet me Cholletin dhe Escobarin: Roli i SHBA-së, kyç për të përfunduar procesi i dialogut

Osmani takohet me Cholletin dhe Escobarin: Roli i SHBA-së, kyç për të përfunduar procesi i dialogut

Aktuale September 19, 2023 - 08:01

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë qëndrimit të saj në New York është takuar me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Osmani tregoi se temë diskutimi ka qenë edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, roli i SHBA-së është kyç për të përfunduar ky proces.

Ajo po ashtu ka shkruar në “X” për rëndësinë e qasjes parimore ndaj zbatimit të marrëveshjeve.

“Me Cholletin dhe Escobarin diskutuam zhvillimet në dialog. Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-së është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, shkroi Osmani.