SHBA-ja në NATO rithekson mbështetjen për Kosovën

SHBA-ja në NATO rithekson mbështetjen për Kosovën

Aktuale September 08, 2023 - 13:28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se mbrëmë është takuar me ambasadoren e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, të cilën tha se e falënderoi për rolin kryesor të SHBA-së në lirinë, shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Si aleatë të qëndrueshëm, ne jemi të përkushtuar për paqen dhe sigurinë rajonale e globale, si dhe për forcimin e partneritetit tonë”, shkroi Osmani në postimin e saj në platformën “X” (ish-Twitter).

Ndërkaq, po në këtë rrjet social, Smithi po ashtu njoftoi për takimin e mbajtur me presidenten Osmani, të cilës tha se ia ritheksoi që SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë, duke ecur drejt synimit të shtetit tonë për integrimin euroatlantik dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi.