Tahiri: Opozita t’i shpallë vijat e kuqe para takimit në Bruksel
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Opozita t’i shpallë vijat e kuqe para takimit në Bruksel

Aktuale September 08, 2023 - 12:15

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se opozita duhet t’i shpallë “vijat e kuqe”, për takimin e radhës në Bruksel, ku më 14 shtator do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Sipas saj, vijat që duhet të vendosen nga opozita janë “JO kompetenca ekzekutive për Asociacionin”, “JO nivel i tretë i qeverisjes”, “PO zbatim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për statutin e Asociacionit”, raporton Zeri.info.

“Opozita duhet të shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut të Brukselit, siç janë: ‘JO kompetenca ekzekutive për Asociacionin’, ‘JO nivel i tretë i qeverisjes’, ‘PO zbatim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për statutin e Asociacionit’; të mos befasohemi që Kurti të dalë me statut në atë takim, të cilën po e bën ‘nën rrogoz’”, shkroi Tahiri.