Zëvendëskryeministri Bislimi takohet me mërgatën në Holandë [foto]

Zëvendëskryeministri Bislimi takohet me mërgatën në Holandë [foto]

Aktuale September 08, 2023 - 11:07

Mbrëmjen e djeshme, Ambasada e Kosovës në Holandë organizoi një pritje për zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, me mërgatën shqiptare në Holandë.

Bislimi theksoi se Qeveria ka vëmendje të veçantë për mërgatën dhe e vlerësoi atë për rolin kyç dhe rëndësinë që përfaqësojnë.

Ai u njoh me historitë e tyre të suksesit, nga studentë të shkencave sociale deri tek ekspertët ligjorë dhe sipërmarrësit.

"Njerëzit dhe profesionistët e duhur në vendet e duhura janë thelbësor për zhvillimin e progresin e vendit, prandaj ne jemi të interesuar si qeveri për të tërhequr profesionistë të talentuar, si brenda e po ashtu dhe jashtë vendit", thuhet në njoftim.

Ai i falënderoi mërgimtarët për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën, duke theksuar edhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit. Mërgata mbetet pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim konstant e të qëndrueshëm. /Zëri

Image

 

Image