Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Aktuale September 08, 2023 - 07:59

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërkaq do të jetë më nxehtë se ditët e kaluara.

IHMK-ja njofton se parashihen vranësira të pakta kryesisht rreth relievit malor.

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të shkojnë deri në 24 gradë.

Ndërkaq, në Prizren temperaturat do të jenë ndërmjet 16 dhe 27 gradë Celsius. Në Gjakovë temperaturat do të jenë ndërmjet 21 dhe 29 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.