Shqiptari sulmon pasagjerin në avion që thirri “Allahu Akbar” dhe deshi të hapte derën emergjente

Shqiptari sulmon pasagjerin në avion që thirri “Allahu Akbar” dhe deshi të hapte derën emergjente

Aktuale September 07, 2023 - 23:45

Gazeta britanike “The Sun” ka raportuar për një incident që ka ndodhur të hënën e kësaj jave në mes të një fluturimi nga Izraeli për në Angli.

Media angleze shkruan se “një burrë i çmendur që bërtiste ‘Allahu Akbar’ u përpoq të hapte një derë në mes të një fluturimi nga Izraeli në Angli të hënën – përpara se një pasagjer i guximshëm të ngrihej dhe ta godiste”, transmeton Klankosova.

Por, “heroi” i kësaj ngjarjeje ishte hiç më pak se një shqiptar, me emrin Victor Troboloni.

“The Sun” shkruan se Troboloni, i cili ishte duke shkuar për të vizituar nënën e tij të sëmurë në Londër, kapi sulmuesin e egërsuar dhe të paidentifikuar dhe e mbajti atë me pasagjerë të tjerë, ndërsa anëtarët e ekuipazhit e lidhën me zinxhir.

“Ishte një situatë shumë e frikshme”, i tha Troboloni gazetës “Sun”, përpara se të shtonte se po mendonte, “mund të mos e shoh më kurrë nënën time”.

Fluturimi W9 4452 i linjës ajrore Wizz Air u detyrua të ulej në Beograd, Serbi, pas incidentit, sipas stacionit izraelit të lajmeve i24 News.

“Kompania po merret me dërgimin e të gjithë klientëve në Londër”, tha Wizz Air.

“Kompania shpreh keqardhje për shqetësimin e shkaktuar nga ky incident i papritur”.

Pas rrezikimit të sigurisë, një bashkëudhëtar e sulmoi të dyshuarin dhe e bllokoi atë, sipas pamjeve të siguruara nga “Sun”. https://nypost.com/2023/09/07/deranged-passenger-tackled-while-trying-to-open-airplane-door/

Në klip, sulmuesi i paidentifikuar u pa duke bërtitur ndërsa Troboloni, 45 vjeç, e rrëzon atë përtokë.

“Ai u përpoq të hapte derën e emergjencës, ai ishte ulur në pjesën e pasme dhe është e lehtë të hapësh atë derë, vetëm tërhiqe dorezën dhe kaq”, tha Troboloni për median.

“E rrëzova tipin. Ai ishte shumë i rëndë… E bllokova dhe stjuardesat ia lidhën duart me lidhëse plastike… Më duhej ta bëja”.

Bashkëpasagjerët e ndihmuan Trobolonin ta mbante atë derisa një stjuardesë të gjente kabllo për ta neutralizuar derisa avioni të aterronte në Evropën Lindore.

“E mbajta për 10 minuta, mbeti pa frymë, u lodh, mbeti i lidhur për 45 minuta deri në 1 orë para se të zbrisnim në Beograd”, thuhet se tha Troboloni.

I dyshuari bërtiti “Allahu Akbar”, arabisht për “Zoti është më i madhi”, gjatë këtij incidenti, tha pasagjeri heroik për tabloidin në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët nuk mund të ofrojnë një motiv për sulmin ose të thonë nëse i dyshuari ishte i lidhur me ndonjë grup terrorist.

Para se të godiste një anëtar të ekuipazhit, i dyshuari u pa duke ecur përpara dhe mbrapa nga kabina e pilotit në daljen e pasme të urgjencës.

“E pashë atë duke lëvizur poshtë e lartë, ndoshta duke kërkuar për pika të dobëta në avion … duke kontrolluar numrat e ulëseve”, thuhet të ketë thënë inxhinieri i avionit.

“Ishte një situatë shumë e frikshme”.