Arifi: Nëse shkojmë me peticion, prapë duhet marrëveshje politike për me i mbajt zgjedhjet

Arifi: Nëse shkojmë me peticion, prapë duhet marrëveshje politike për me i mbajt zgjedhjet

Aktuale September 07, 2023 - 21:51

Politologu, Dritëro Arifi vlerëson se të gjithë e dijnë që në veri “po kemi problem politik”, dhe “prapë po shtiremi që s’po e kuptojmë”.

Duke komentuar udhëzimin administrativ për zgjedhjet në veri, Arifi thotë se deri në dhjetor nuk do të ketë zgjedhje, nëse përmes peticionit, qytetarët do kërkojnë largimin nga detyra të kryetarëve të komunave.

Edhe nëse ndodh kjo, ai thotë se përsëri duhet një marrëveshje politike për t’u mbajtur zgjedhjet.

“Nëse shkojmë me peticion, deri në dhjetor nuk kemi zgjedhje. Edhe atë pikëpyetje a do të mbahen, sepse prapë duhet një marrëveshje politike me i mbajt zgjedhjet…por unë po ju tregoj që edhe nëse gjithçka shkon mirë, edhe pse është antikushtetuese, por hajde po e marrim që është krejt në rregull, prapë t’i duhesh me shku me lut serbët, ata me nënshkru 20% me u verifiku, tani me shku me lut 51%, tani me shku në zgjedhje”, deklaroi ai në Tëvë 1.