Hoxhaj: Sot u bë edhe një dështim tjetër strategjik i dyshes Osmani-Kurti

Hoxhaj: Sot u bë edhe një dështim tjetër strategjik i dyshes Osmani-Kurti

Aktuale September 07, 2023 - 20:27

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar nëpërmjet një shkrimi duke thënë se sot, edhe një dështim tjetër strategjik është bërë nga dyshja, siç i quajti ai, Osmani-Kurti.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot u pa qartë edhe një herë se me dyshen Osmani-Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj.

Kështu shkroi Hoxhaj, duke shtuar se kjo ndodhi pasi nga selia e NATO-s u tha se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri.

Këtë, Hoxhaj, e quajti lajm të keq!

"Sot u pa qartë edhe një herë se me dyshen Osmani-Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj, kur nga selia e NATO-s u tha se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri. Lajm i keq!", ka shkruar Hoxhaj. /Zëri