Osmani nga Brukseli: Kosova e ka dëshmuar vetën si partnere e NATO-s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Por, Osmani përmes një lidhje direkte nga Brukseli ka treguar edhe disa detaje të tjera nga takimet që ka zhvilluar.
Ajo theksoi se një gjë që e karakterizoi ditën e sotme ishin bisedat përmbajtësore në lidhje me situatën e Kosovës dhe anëtarësimine saj në NATO, raporton Zeri.info.
Presidentja Osmani u shpreh e shqetësuar në lidhje me sfidat e sigurisë, sidomos në veri për shkak të grupeve kriminale që funksionojnë në atë pjesë.
“Duhet të punojmë me aleatat tanë që ti zgjidhim sfidat e sigurisë”, u shpreh ajo në këtë lidhje direkte.
Osmani tha se Kosova tash e shumë kohë ka dëshmuar se është një krah dhe partner i NATO-s.
“Mrapa janë flamujt e shteteve anëtare të NATO-s, do të punojmë qëe edhe flamuri ynë shumë shpejt të valojë së bashku me flamujt e aleatëve”, u shpreh ajo ndër tjera. /Zëri