Konjufca: Të punohet më shumë për mirëqenien e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Konjufca: Të punohet më shumë për mirëqenien e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Aktuale September 07, 2023 - 18:35

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka marrë pjesë në Festivalin Multikulturor “Le të festojmë ngjashmëritë tona”, organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE).

Ai ka kërkuar që të punohet më shumë për të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, sidomos për një arsim më të mirë, raporton Zeri.info.

“Secili i gëzojmë të drejtat tona kushtetuese. E gëzojmë të drejtën për të qenë të barabartë para ligjit, e gëzojmë të drejtën për të pasur qasje në ato që janë arritjet më të mëdha të njerëzimit dhe janë universale, sikur e drejta për arsim, e drejta për shëndetësi, e drejta për mbrojtje sociale. Mirëpo, nëse i shohim këto të drejta dhe nëse i shohim statistikat në Republikën e Kosovës, atëherë ne vijmë te disa rezultate që mua nuk më duken të kënaqshme”, u shpreh ai ndër tjera.

Konjufca theksoi po ashtu se duhet identifikuar të gjitha mangësitë në institucione në mënyrë që askush prej këtij komuniteti të mos ndihet i diskriminuar dhe në këtë mënyrë do të tejkalohen këto sfida me të cilat përballet ky komunitet.

“Nga një fjalë rasti mbajtën edhe drejtori i organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Isak Skënderi, shefja e Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Beate Elsasse dhe drejtori gjeneral i Fondacionit Diakonia e Helsinkt, Olli Holmstrom. Pas fjalimeve kryetari Konjufca bashkë me shefen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Beate Elsasser, ndanë çmimin “Joana nga Kosova” për disa nga personalitetet që punojnë për përfshirjen dhe integrimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë e Kosovës: aktivisten Elizabet Goëing, deputeten Eliza Hoxha, si dhe aktivistet Florenta Kadriu, Medina Dauti dhe Riola Morina”, thuhet në komunikatë. /Zëri