“As 50% të premtimeve nuk i përmbushën kryetarët e komunave”, GAP: Po presin vitin zgjedhor
Foto: Ilustrim

“As 50% të premtimeve nuk i përmbushën kryetarët e komunave”, GAP: Po presin vitin zgjedhor

Aktuale September 07, 2023 - 17:47

Sipas një raporti të institutit “GAP”, del se kryetarët e të gjjitha komunave në gjysmë të mandatit nuk i kanë realizuar as 50 % të premtimet e tyre.

Hulumtuesi Bekim Salihu nga instituti “GAP” ka thënë se deri vetëm 26 % të premtimeve janë realizuar plotësisht, 16 % janë përmbushur pjesërisht, në 23 % të premtimeve ka nisma në përmbushje dhe 35% e premtimeve nuk kanë filluar ende të realizohen.

“Është evidente të theksohet që kryetarët e komunave i lënë në vitin e fundit realizimin e premtimeve por që nga ana jonë kjo nuk është e rekomandueshme sepse në vitin e fundit, gjashtë muaj para përfundimit të mandantit nuk kanë të drejtë të lidhin marrëveshje apo kontrata që preket prona komunale”, ka thënë Salihu.

Salihu ka thënë se për këtë arsye kryetarët e komunave nuk duhet të presin vitin e fundit të mandatit për të realizuar premtimet e tyre.

Ai tutje ka thënë se fusha ku më së shumti ka realizim të premtimeve është arsimi, kultura, ekonomike dhe shërbimeve publike kurse fusha ku ka më së paku përmbushje të premtimeve është fusha e infrastrulturës dhe urbanizmit. /Gazeta10