Shefi i EULEX-it dhe Abdixhiku flasin për situatën aktuale në Kosovë
Aktuale
September 07, 2023 - 17:25
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Barbano ka bërë të ditur se në këtë takim u diskuta për situatën aktuale në Kosovë dhe për sundimin e ligjit, raporton zeri.info.
“Pas aktiviteteve më të gjera të komunikimit me palët e rëndësishme të interesit, pata një shkëmbim interesant pikëpamjesh me presidentin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me të cilin diskutuam mbi situatën aktuale, sigurinë dhe problemet e sundimit të ligjit në kuadër të përpjekjeve të EULEX-it për të mbështetur sundimin e ligjit”, shkroi Barbano në Twitter. /Zëri