“Brigada e Veriut” kërcënon sërish, thotë se janë pajisur me armatim të ri
Foto: Ilustrim

“Brigada e Veriut” kërcënon sërish, thotë se janë pajisur me armatim të ri

Aktuale September 07, 2023 - 17:03

Serbia duket se nuk heq dorë nga të provokuarit në çdo mënyrë shtetin e Kosovës e këtë herë organizata serbe “Severna Brigada” ka publikuar disa fotografi të disa armëve dhe është shprehur se janë furnizuar me armatim të ri.

Në këtë postim ata kanë vendosur lokacionin në Graçanicë dhe nnë përshkrimin e këtij postimi kanë përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke i thënë “Shiko Kurti dhe qaj, ne bunkerin tonë kanë ardhur prapë, ka mjaftueshëm”, raporton Zeri.info.

Image

Në lidhje me këto kërcënime ka reaguar eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ka thënë se gjeste të tilla nga ana e serbëve bëhen vetëm për shpërqëndrimin e vëmendjes.

Musliu ka thënë se në rrjete sociale është e lehtë të ndërrohet lokacioni, por se e di që qendrën kjo organizatë e ka në Serbi “te Vuçiqi”.

“Kur organizatat frikësohen për zbulimin e lokacionit të tyre, ato lëshojnë komunikata të rrjeshme për shpërqendrim vëmendjeje. Të gjithë e dijmë se postimet në rrjete sociale, mund ta vendosin lokacionin ku të duan. Ekziston kjo mundësi teknike. Të gjithë e dimë se selia e kësaj organizate terroriste është në Beograd - te Vuçiqi. Kurse, ‘zyrat’ e tyre të para janë në Kopaonik - te Radoiçiqi”, thuhet në reagimin e tij të postuar në rrjetin social “Facebook”. /Zëri