Gazetari i Reuters-it e pyet nëse NATO-ja po i mbyll sytë ndaj Serbisë, kështu përgjigjet Stoltenbergu

Gazetari i Reuters-it e pyet nëse NATO-ja po i mbyll sytë ndaj Serbisë, kështu përgjigjet Stoltenbergu

Aktuale September 07, 2023 - 15:26

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk është e vërtetë që aleanca perëndimore ushtarake po i mbyll sytë ndaj veprimeve të Serbisë.

“Thuhet se bashkësia ndërkombëtare dhe NATO-ja po i mbyllin sytë ndaj veprimeve të Serbisë, ndërsa Kosova ka ndihmuar në sanksionimin e Rusisë”, ishte pyetja e një gazetari të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Reuters në konferencën e përbashkët për media të shefit të NATO-s dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Bruksel.

Stoltenbergu e mohoi këtë, duke thënë se mesazhet e Aleancës janë të qarta dhe se ato ia ka thënë edhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Jo nuk është kështu. I kemi bërë shumë të qarta mesazhet tona në Beograd dhe këtë e kam theksuar shumë qartë në takimin me Vuçiqin këtë javë”, tha shefi i NATO-s.