Osmani nga selia e NATO-s: Shpresojmë për qasje të barabartë, është parakusht për suksesin e dialogut

Osmani nga selia e NATO-s: Shpresojmë për qasje të barabartë, është parakusht për suksesin e dialogut

Aktuale September 07, 2023 - 15:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media nga selia e NATO-s ka folur edhe për takimin e 14 shtatorit që do të ndodhë në Bruksel në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidentja Osmani ka thënë se ka një listë të gjatë të marrëveshjeve që Serbia s’i ka implementuar.

Ajo tutje ka thënë se shpresat e Kosovës janë që tani të ketë një qasje të barabartë nga Bashkimi Evropian, meqë një qasje e tillë është parakusht për suksesin e dialogut.

LEXO EDHE: Stoltenbergu pas takimit me Osmanin: Çdo zbarkim i FSK-së dhe Policisë kërkon konsultimin me KFOR-in

Osmani ka thënë se ka pasur momente kur nuk ka pasur qasje të barabartë dhe ka thënë se iu bën thirrje aleatëve që të sigurojnë balancë në proces në mënyrë që të ketë rezultate të qëndrueshme që kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

“Takimi i radhës do të ndodh më 14 shtator. Fatkeqësisht lista e marrëveshjeve të pa implementuara nga Serbia është shumë e gjatë. Shpresat tona janë tani që do të ketë një qasje të barabartë. Një qasje e barabartë nga BE-ja është parakusht për suksesin e procesit. Ka pasur kohë që s’e kemi parë këtë balancë, prandaj iu bëj thirrje aleatëve që të sigurojnë këtë balancë, nëse duam të shohim rezultate të qëndrueshme që kontribuojnë në stabilitetin e regjionit”, tha presidentja Osmani.