Bislimi: Kosova mund të përparojë me ritëm të përshpejtuar në integrimin në BE

Bislimi: Kosova mund të përparojë me ritëm të përshpejtuar në integrimin në BE

Aktuale September 07, 2023 - 12:40

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hagë të Holandës.

Ai zhvilloi një takim në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.

Bislimi para përfaqësuesve të Komitetit e Çështjeve të BE-së i falënderoi ata për mbështetje.

“Kosova mund të përparojë me ritëm të përshpejtuar në procesin e integrimit në BE, duke treguar potencial të madh edhe për rritje të qëndrueshme”, tha Bislimi.