Udhëzimi i ri administrativ për trajtim jashtë institucioneve publike, Vitia jep detaje
Foto: Laura Hasani

Udhëzimi i ri administrativ për trajtim jashtë institucioneve publike, Vitia jep detaje

Aktuale September 07, 2023 - 08:08

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë detaje për udhëzimin administrativ rreth trajtimit mjekësor jashtë institucioneve publike.

Udhëzimi administrativ përfshin thjeshtëzimin e procedurave të aplikimit për qytetarët.

Po ashtu kjo do të bëhet me caktimin e çmimeve referente.

“Personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës”, është një tjetër detaj dhënë nga Vitia.

Po ashtu Vitia ka thënë se” njëjtë do të përfitojnë edhe personat deri në 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që janë përfitues të ndihmës sociale”.

Vitia po ashtu thotë se kriteret do të sigurohen me transparencë. /Zëri