Sot, mot i vranët dhe me shi
Foto: Zëri / Ilustrim

Sot, mot i vranët dhe me shi

Aktuale September 07, 2023 - 08:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 17 gradë, gjersa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë Celsius, ndërkaq në Pejë temperaturat do të sillen ndërmjet 18 e 25 gradë.

Në Prizren temperaturat minimale do të jenë 19 gradë Celsius gjersa maksimalja do të shkojë deri 26 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. /Zëri