Begaj: S’kanë rëndësi mosmarrëveshjet e momentit, vizita e Osmanit tregon që jemi bashkë

Begaj: S’kanë rëndësi mosmarrëveshjet e momentit, vizita e Osmanit tregon që jemi bashkë

Aktuale September 04, 2023 - 12:42

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se mosmarrëveshjet e momentit, si ato të kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nuk kanë rëndësi.

“Nuk kanë rëndësi mosmarrëveshjet e momentit. Vizita e presidentes Osmani sot në Shqipëri tregon që ne jemi bashkë për çështje të rëndësishme të interesit ndërshtetëror, por gjithashtu jemi bashkë për të përçuar atë që si komb kemi: frymën evropiane dhe euroatlantike”, tha Begaj në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, pas takimit në Tiranë.

LEXO EDHE: 

Osmani pyetet për marrëdhëniet Kurti-Rama: Angazhohem për tejkalimin e çdo mospajtimi, por s’shoh asgjë tragjike

“Rrugëtimi ynë është në një kah. Ky rrugëtim është i sigurt. Është i ndryshëm nga Serbia. Nuk mund të vazhdojmë më të mendojmë që jemi në lindje, ne duhet të vazhdojmë të jemi një në rrugëtimin tonë drejt Perëndimit”, tha Begaj.

“Nuk mendoj që nuk ka vend për t’u shqetësuar”, theksoi ai, duke shtuar se ka vend për t’i përmirësuar marrëdhëniet.