Vranët, shi e shkarkime rrufesh
Foto: Zëri / Ilustrim

Vranët, shi e shkarkime rrufesh

Aktuale September 04, 2023 - 07:56

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve, në Kosovë do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, sot moti do të jetë kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkimi rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celisu.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Në Prishtinë moti do të jetë i vranët, ndërkaq temperaturat do të sillen nga 13 deri në 17 gradë Celsius. /Zëri

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image