Shpend Ahmeti e quan situatë qesharake deklaratën e zëvendësministrit për Lulzim Hetemin
Foto: Zëri / Arkiv

Shpend Ahmeti e quan situatë qesharake deklaratën e zëvendësministrit për Lulzim Hetemin

Aktuale September 03, 2023 - 19:38

Disa ditë më parë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri deklaroi se nëse kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi largohet nga komuna më nuk e lejon KFOR-i që të hyjë brenda.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-kryetari i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Ai e ka quajtur qesharake situatën në të cilën ndodhet kryetari Lulzim Hetimi, brenda zyrës së komunës.

”Qysh? Lulzim Hetemi po qendrojka në komunë sepse me dal KFOR-i nuk po e lejojka me u kthy në ndërtesë. Kështu tha Zv. Ministri. Nuk po e sulmoj asnjërën palë ama ridiculous situation”, ka shkruar Ahmeti në “X”.

Theksojmë se kanë kaluar muaj që kur Hetimi ndodhet në zyrën e komunës së Leposaviqit, pasi fitoi zgjedhjet lokale të prillit, të bojkotuara nga Lista Serbe.