Osmani nesër ia dorëzon Kadaresë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës
Foto: Laura Hasani / Arkiv

Osmani nesër ia dorëzon Kadaresë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës

Aktuale September 03, 2023 - 19:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është nisur për vizitë dyditore në Shqipëri.

E atje Osmani do ta takojë edhe shkrimtarin me famë botërore, Ismail Kadare, të cilit përmes një ceremonie do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës.

Kjo do të jetë vetëm një pjesë e agjendës së Vjosa Osmanit.

Për këtë ka njoftuar zyra e presidencës, të dielën.