Osmani për vizitë nga nesër në Shqipëri, kjo është agjenda

Osmani për vizitë nga nesër në Shqipëri, kjo është agjenda

Aktuale September 03, 2023 - 13:22

Presidentja Vjosa Osmani më 4 dhe 5 shtator do të qëndrojë për vizitë shtetërore në Shqipëri.

E para e shtetit të Kosovës në Tiranë do të pritet nga homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë.

Më poshtë mund ta gjeni edhe agjendën e vizitës së Osmanit në Shqipëri:
10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, shefja e shtetit ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën./Euronews.al