Kurti: Arsimi dual po bëhet, nga shtatori po i shtojmë edhe tetë profile të reja
Foto: Laura Hasani

Kurti: Arsimi dual po bëhet, nga shtatori po i shtojmë edhe tetë profile të reja

Aktuale August 09, 2023 - 22:19

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka treguar se duke filluar nga muaji shtator i këtij viti, do të shtohen tetë profile të reja në arsimin dual.

Kurti përmes një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur profilet në fjalë të cilat janë: Rrobaqepësi, Automekanik, Metal përpunues, Përpunues i drurit, Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, Instalues elektrik, Tregti me shumicë dhe pakicë dhe Estetist.

“Përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual. Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Zëri