Veteranët, thirrje Osmanit të mos e dekretojë ligjin për pagën minimale
Foto: Laura Hasani

Veteranët, thirrje Osmanit të mos e dekretojë ligjin për pagën minimale

Aktuale July 15, 2023 - 18:32

Në protestën e sotme të veteranëve të UÇK-së i është bërë thirrje presidentes së vendit Vjosa Osmanit të mos e dekretojë ligjin për pagën minimale, i cili u votua ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Ata paralajmëruan hapa tjerë në rast se ky ligj dekretohet nga presidentja Osmani, raporton Zeri.info.

“Thirrje presidentes Vjosa Osmani të mos e dekretojë ligjin që i përbuzë veteranët e UÇK-së përndryshe do të perballeni me veteranët. Nuk do të lejojmë të shkelemi e shtypemi”, tha veterani Avni Ajeti.

Kujtojmë se ligji për pagën minimale parasheh rritjen e pagës minimale nga 170 në 264 euro, por në këtë ligj nuk janë përfshirë pensionet e veteranëve të cilët vazhdojnë të marrin nga 170 euro./Zëri