Haxhiu: Vitin e kaluar mbi 2600 grave u është ofruar ndihmë juridike falas, edhe gazetarët e kanë këtë mundësi
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Vitin e kaluar mbi 2600 grave u është ofruar ndihmë juridike falas, edhe gazetarët e kanë këtë mundësi

Aktuale June 06, 2023 - 10:57

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pjesë në konferencën “Të bashkuar për ndihmë juridike falas” në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas.

Me këtë rast ajo tha se kanë ndërmarrë veprime konkret për çka edhe është rritur numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë juridike falas.

Përderisa tha ajo në vitin 2021 mbi 4 900 persona kërkuan këtë shërbim në vitin e shkuar numri është rritur për 30%.

Vetëm gra Haxhiu sqaroi se kanë qenë 2619, dhe se në këtë kategori janë futur për herë të parë edhe gazetarët.

“Qasja në drejtësi është shtyllë themelore e drejtësisë. Kemi marrë veprime konkrete për ofrimin e ndihmës juridike falas. Falë ndryshimeve është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë juridike falas, për herë të parë edhe gazetarët kanë hy në këtë kategori”.“Në viti 2021 është dhënë ndihëm juridike për mbi 4 900 persona në vitin 2022 kjo është rritur për 30%. Vitin e kaluar 2619 grave i është ofruar ndihmë juridike. MD është në proces të krijimit të akteve ligjore, ka ende shumë punë për të bërë. Shteti përherë duhet të jetë në ndihëm të qytetarëve. Të informojmë qytetarë për shërbimet që ofron Agjencia, ende një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk dinë për shërbimet që ofron kjo Agjenci”.

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), tha se ndihma juridike falas mundëson që qytetarët të jenë i barabartë para ligjit.

Madje ai kërkoi që përfaqësi të jetë adekuat në mënyrë që vendimet të mos jenë të diskutueshme, raporton EO.

“Është e rëndësishme që sistemi ka ndryshuar shumë nga viti 2010, ku gjykata kanë rol pasiv dhe përgjegjësi është bartur të palët. E kemi mision që fati i drejtësi të mos varet nga pavarësia financiare. Ndihma juridike falas mundëson që qytetarët të jenë i barabartë. Kosova e ka sfidë numrin e lëndëve. Të sigurohemi që përfaqësimi të jetë adekuat, që mos të kemi vendimet të diskutueshme”.

Veton Shabani, zëvendëskryesues i KPK-së, tha se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të kenë qasje në drejtësi, prandaj edhe duhet që të ndryshohen dhe unifikohen praktikat më të mira të ndihmës juridike flas.

“Mbrojtja e të drejtës gjyqësore paraqet të drejtën e qytetarëve para ligjeve e Kushtetutës. Për KPK ndër parimet kryesore është respektimi i të drejtave dhe qasja në drejtësi. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të kenë qasje në drejtësi. Duhet të bashkëpunojmë për të ndryshuar dhe unifikuar praktikat më të mira të ndihmës juridike falas”.