Vuçiq: Jam gati të vdes, nuk e lë Serbinë në dorë të llumit

Vuçiq: Jam gati të vdes, nuk e lë Serbinë në dorë të llumit

Aktuale June 04, 2023 - 22:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se është i gatshëm që të vdes dhe nuk do ta lë Serbinë në dorën e llumit.

Kështu shkruan gazeta “Dnevni Avaz” e Sarajevës të dielën.

Sipas këtij mediumi, Vuçiq ka thënë se do të shpallë zgjedhjet pasi që është i ngopur nga të gjitha mashtrime, përcjell zeri.info.

“Unë jam gati të vdes, më mirë se ta lë Serbinë në dorë të llumit. Do t’i shpall të gjitha zgjedhjet, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam fare frikë. Ja, po pres që të vijnë ata frikacakët të më vrasin, por nuk do t'ua dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjidhje”, ka deklaruar Vuçiq.

Këto komente Vuçiqi i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me lidershipin e ngushtë të partisë dhe bashkëpunëtorët e tij në lidhje me zgjedhjet.

Theksojmë se Vuçiqi ka vendosur në gjendje të lartë gatishmërie ushtrinë serbe, qëkur nisën tensionet në katër komunat veriore të Kosovës (26 maj). /Zëri