Një jetë e re në familjen Jashari, vendosin për një emër simbolik
Bekim Jashari ka treguar për gëzim në familjen e tyre, bëhet fjalë për lindjen e djalit të tretë të Besartës.
E këtij djali i është vendosur emri Mars – pra muaji i rënies heroike të familjes Jashari.
”Gëzim i madh për familjen tonë! Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motrës sime Besartës”.
“Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë”.
“Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur! Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.