
NATO-ja mirëpret vendosjen e ushtarëve turq në veri të Kosovës
Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli e cila i shërben Aleancës së NATO-s ka mirëpritur vendosjen e trupave turq në veri, pas tensionimit të situatës.
Ata kanë thënë se trupat e KFOR-it janë të përkushtruar që ta ndërtojnë një mjedis të sigurtë dhe të qetë për qytetarët e Kosovës, raporton Zeri.info.
“Mirëpresim vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in. JFC Napoli po monitoron nga afër situatën dhe KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre. /Zëri
We welcome the deployment of Turkish Operational Reserve Battalion in Kosovo to reinforce @NATO_KFOR. JFC Naples is closely monitoring the situation and KFOR remains committed to building a safe and secure environment in Kosovo. https://t.co/dzKIjaWwHh
— NATO JFC Naples (@JFC_Naples) June 3, 2023