Sveçla thotë se simboli “Z” tregon se krimet në veri lidhen me Rusinë

Sveçla thotë se simboli “Z” tregon se krimet në veri lidhen me Rusinë

Aktuale June 03, 2023 - 17:39

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës ka thënë se krimet e kryera në veri të Mitrovicës kanë lidhje direkte me Rusinë.

E si fakt për këtë thotë se është simboli Z, që është shenjë identifikuese e rusëve gjatë pushtimit në Ukrainë si dhe bluzat me simbolin “Wanger”, raporton Zeri.info.

Sveçla ndër tjera u shpreh se përpjekjet për ta destabilizuar veriun nuk do të kalojnë.

“Idhulli i tyre është Millosheviqi, modeli i tyre është Putini. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri