Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së një familje gorane në Ferizaj

Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së një familje gorane në Ferizaj

Aktuale June 03, 2023 - 17:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së familjes gorane në fshatin Muhoc të Ferizajt, përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Gjatë kësaj ceremonie, Kurti u shpreh se ishin sot në këtë fshat me rastin e inaugurimit të shtëpisë për familjen gorane 11 anëtarëshe e cila së shpejti do të ketë strehim solid për familjen e saj.

Ai shprehu falënderim ndaj kësaj familjeje që përkundër sfidave ajo vazhdon të jap kontributin e saj për vendin.

“E gëzofshi e ju priftë e mbara. Ju dëshiroj suksese në të ardhmen” tha ai.

Kurti ka vlerësuar po ashtu edhe punën e ministrit Nenad Rashiq i cili tha se po e gjen mbështetjen gjithnjë e më të madhe të qytetarëve jo vetëm serbë në vendin tonë./Zëri