Situatë e qetë në Zveçan, para komunës një numër i vogël protestuesish

Situatë e qetë në Zveçan, para komunës një numër i vogël protestuesish

Aktuale June 03, 2023 - 16:22

Ditën e sotme në Zveçan për dallim nga ditët paraprake, situata duket më e qetë.

Atje siç shihen në fotografitë e dërguara nga gazetarët e Kanal10, ka një numër të vogël të protestuesve serb të cilët qëndrojnë afër objektit të komunës dhe rrethojave të vendosura nga KFOR-i ditë me parë.

Vlen të theksohet që 2 ditët e fundit janë rritur zërat për mundësinë e arritjes së së marrëveshje për të shpallur zgjedhjet e reja në komunat veriore por që kryeministri Kurti ka kërkuar se paraprakisht protestuesit siç ka thënë ai të dhunshëm duhet të largohen nga vendi ku po qendrojnë tash e sa dite. 

Image