Kurti shpreh ngushëllime për viktimat në aksidentin tragjik në Indi: Kosova qëndron përkrah jush
Mbi 50 persona mbetën të vdekur dhe mbi 300 u lënduan nga përplasja mes dy trenave në Indi.
E për këtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
Ai po ashtu u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë, teksa ka theksuar se Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë kohë të vështirë.
“I shpreh ngushëllimet më të thella Indisë për aksidentin tragjik të trenit.Qofshin kurajo familjarët e viktimave dhe të plagosurit të shërohen sa më shpejt.Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë kohë dhimbjeje”, shkroi ai në Twitter. /Zëri
I express my deepest condolences to India for the tragic train accident.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 3, 2023
May the families of the victims have courage and the injured be recovered swiftly.
Kosova stands shoulder to shoulder with India in this time of pain, @narendramodi