Kosova me shtatë biznese në panairin në Gjermani, Pozhegu: Kanë sjellë risitë e fundit

Kosova me shtatë biznese në panairin në Gjermani, Pozhegu: Kanë sjellë risitë e fundit

Aktuale June 03, 2023 - 15:08

Në Këln të Gjermanisë nga 4 deri më 7 qershor do të mbahet panairi i industrisë së përpunimit të drurit.

Nga Kosova në shtanget e këtij panairi produktet e tyre do t’i ekspozojnë edhe shtatë biznese nga Kosova.

Arieta Vula-Pozhegu, kryetare e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, ka thënë për emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova FM se në këtë panair marrin pjesë të gjitha vendet e botës.

“Janë shtatë biznese nga Kosova që kanë sjellë risitë e fundit të inovacionit të dyshekëve dhe kauçëve. Nesër do të jetë hapja dhe përveç ekspozimit të produkteve ‘Made in Kosova’ do të kemi edhe një ngjarje tjetër me Unionin e Bizneseve në Gjermani në takimet ‘be-to-be’”.

Ajo ka theksuar se qeveria duhet t’i mbështesë bizneset e përpunimit të drurit, eksporti i të cilave në vitin e kaluar ka shkuar në 230 milionë euro.

Këto ditë në Gjermani, Pozhegu ka treguar se do të ketë takime të bizneseve nga Kosova me ato që drejtojnë shqiptarët në diasporë.

“Diaspora është fuqi, nxitës i fillimit  të punëve dhe kështu i kemi tregjet e hapura në Evropë dhe më gjerë”. /klankosova