Veriu i Kosovës përplasë kongresistin Nunn me Grenellin: Mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh
Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, kanë nxitur reagime edhe në SHBA.
Kongresisti republikan Zach Nunn ka reaguar ndaj Departamentit amerikan të Shtetit, duke thënë se duhet të qëndrojnë me Kosovën.
“SHBA: Qëndrojmë me Kosovën, një demokraci e re dhe një aleate e palëkundur e SHBA-së – si me stacionime jashtë vendit, ashtu edhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë, si një nga shtetet e pakta në Evropë”.
Ai ka shtuar se sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.
Por, ndaj kongresistit Nunn ka reaguar ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti është dëshmuar se është shumë antiamerikan.
Po ashtu ka përmendur disa veprime që sipas tij, Kurti ka bërë kundër politikës së SHBA-së.
“Ai e ka refuzuar LNG-në e SHBA-së. Ai ka qenë kundër ideve të çdo presidenti amerikan, nga Bushi te Biden. Lëvizja e tij e fundit është dënuar nga republikanët, demokratët, gjermanët, britanikët, francezët, italianët dhe madje edhe kryeministri i Shqipërisë”, replikoi Grenell.
Por Nunn në replikën e tij, i tha Grenellit se mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh.
“Unë kam punuar një karrierë me popullin e Kosovës. Ata janë të guximshëm dhe kanë krijuar një demokraci. RichardGrenell mund të mos ju pëlqejnë zgjedhjet zgjedhore të votuesve, por me 3 muajt tuaj si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare, duhet të dini se mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh”, tha kongresisti Nunn.
I’ve worked a career w/ the people of Kosovo. They’re brave & have forged a democracy. @RichardGrenell you may not like voters’ election choices, but with your 3 months as Director of National Intelligence, you should know Serbia’s military mobilization poses the greatest risk. https://t.co/kXVWKIGtdD
— Congressman Zach Nunn (@ZachNunn) May 28, 2023