Mot i vranët dhe me reshje shiu
Foto: Laura Hasani

Mot i vranët dhe me reshje shiu

Aktuale May 26, 2023 - 07:47

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohëpaskohshme me diell.

IHMK-ja njofton se vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.